Studio Permbarimore L.D.C.

STUDIO PERMBARIMORE L.D.C

Studio Përmbarimore L.D.C është një studio, e cila është themeluar për qëllimin e vetëm që të kryejë ekzekutimin e titujve ekzekutivë, si dhe të ofrojë tek klientët e saj një shërbim ligjor cilësor dhe të kualifikuar.

Objektivi ynë është të bëhemi një pikë referimi për klientët, të cilët kërkojnë asistencë profesionale, zgjidhje të problemeve ligjore të cilat lidhen me ekzekutimin e titujve ekzekutivë nga më komplekset brenda një kohe të shkurtër.

Me një eksperiencë shume vjecare në fushën e ekzekutimit të urdhërave ekzekutivë Studio Përmbarimore L.D.C synon të jetë një derë e hapur për ofrimin e zgjidhjeve të kërkuara. Stafi i Studios Përmbarimore "L.D.C", është i përbërë nga profesionistë, të kualifikuar brenda dhe jashtë vendit, të respektueshëm dhe të gatshëm për të ndihmuar këdo që frekuenton zyrat tona. Stafi jonë që është edhe aseti më i rëndësishëm i studios i cili ka si praktikë punën në skuadër, duke bërë kështu, që investimi intelektual në zgjidhjen e çështjeve dhe realizimin e objektivave të përcaktuara të jetë më i madh dhe natyrshëm më cilësor.
Ne udhëhiqemi nga fryma e mirëkuptimit dhe bashkëpunimit të ngushtë profesional, duke u krijuar në këtë mënyrë klientëve një ambient që ofron seriozitet dhe siguri.

Studio Përmbarimore L.D.C është efikase në gjetjen e zgjidhjeve në interesin më të lartë të klientëve tanë. Marrëdhënia e besimit me klientin është detyrim i joni profesional dhe këtë besim e arrijmë nëpërmjet ndeshmërisë dhe integritetit, që na karakterizon.

Ne sigurojmë shërbim efektiv, me një strategji të ndërtuar sipas rastit dhe njëkohësisht marrëdhënie të ngushtë pune dhe bashkëpunimi.

Themeluesit e L.D.C janë profesionistë me një eksperiencë shumë vjecare në shërbimin përmbarimor.

Helidon Xhindi diplomuar në Universitetin e Tiranës, Dega juridik, në vitin 2000 ka dhënë kontributin e tij në fushën e Përmbarimit.

Lefter CANAJ ushtron profesionin e përmbaruesit gjyqësor privat që nga 10 shtator 2010, i diplomuar në viti 2002 në fakultetin "Luigj Gurakuqi" Shkodër, si dhe diplomuar në Akademinë e Rendit "Arben Zylyftari" në vitin 1999.

More in this category: Kontakt »