Studio Permbarimore L.D.C.

Procedurat e ekzekutimit të titujve ekzekutiv:

Hapi i parë: Njohja apo fitimi i së drejtës (sigurimi i titullit ekzekutiv)
Hapi i dytë: Vënia në lëvizje e gjykatës (lëshimi i urdhrit të ekzekutimit)
Hapi i tretë: Vënia në lëvizje e zyrës së përmbarimit
Ekzekutimi vullnetar
Ekzekutimi i detyrueshëm
Shërbimi Përmbarimor gjyqësor vihet në shërbim të palës kreditore menjëherë, por është e nevojshme që nga ana e palës kreditore të plotësohen kërkesat e përcaktuara nga ligji.
Kërkuesi i shërbimit (kreditori) duhet t'i paraqes përmbaruesit gjyqësor në përputhje me nenin 515 të Kodin e Procedurës Civile këto dokumenta :

Titullin ekzekutiv (vendim gjykate ose akt tjetër i barazuar nga ligji si titull ekzekutiv).
Vendimin e Lëshimit të Urdhrit të ekzekutimit në formë origjinale.
Kërkesën drejtuar përmbaruesit ose shoqërisë përmbarimore për vënien në ekzekutim të titullit.
Tarifën për vënien në ekzekutim të titullit ekzekutiv.
Në rast se pala kreditore përfaqësohet nga person tjetër aktin e përfaqësimit.
Në rast se objekti i ekzekutimit është vendimi për sigurimin e padisë duhet të bëhet kujdes pasi këto vendime vihen në ekzekutim pa vendim lëshim urdhri ekzekutimi. Në përputhje me nenin 40 të ligjit nr. 10031 date 11.12.2008 "Për shërbimin përmbarimor gjyqësor privat" përmbaruesi gjyqësor dhe pala kreditore ose kërkuese e shërbimit lidhin ndërmjet tyre kontratën e shërbimit. Modeli i kësaj kontrate është miratuar nga Ministri i Drejtësisë.
Nga ana e përmbaruesit gjyqësor mbasi është paraqitur dokumentacioni si dhe është lidhur kontrata me palën kreditore në përputhje me nenin 516 të Kodit Procedurës Civile është i detyruar të bëjë njoftimin për regjistrimin e heshtjes përmbarimore në Regjistrin Qendror pranë Ministrisë së Drejtësisë. Në rast se objekti i ekzekutimit të titullit ekzekutiv është kthim shume përmbaruesi gjyqësor duhet të kontrollojë regjistrin qendror dhe në rast se ka çështje në proces ekzekutimi me të njëjtin debitor, me të njëjtin objekt pezullon çështjen dhe ja kalon dosjen përmbarimore përmbaruesit që e ka regjistruar praktikën i pari. Më poshtë do të gjeni Kontratën tip të shërbimit të përmbarimit.

More in this category: « Legjislacioni